Πέμπτη 27 Ιανουαρίου 2011

Në djall u shndrofsha!


Në djall u shndrofsha!


Kjo udhë e pashtruar
Ky shtrim i pa udhë
Në ecje ngatruar
I ngatruari unë.


Në pluhur e baltë
Në gurë e gropa
I lodhur, me plagë
U ktheva nga shkova.


Provova asfaltin
I sigurt në ecje
Kujtova se fatin
E pata me vete.


Gjëkundi s’më nxorri
S’më çoi gjëkundi
Asfalt rrethori
Diametrash më humbi.


Kjo udhë e pashtruar
Ky shtrim i pa udhë
Nga djalli krijuar
Apo qenie si unë?


Në qofshin si mua
Si ata në qofsha
Vetveten s’e dua
Në djall u shndrofsha!

Δεν υπάρχουν σχόλια: