Πέμπτη 27 Ιανουαρίου 2011

Dhe vuan bashkë me mua


Dhe vuan bashkë me mua



E prita ëndrrën zgjimit
Mos zgjohej bashkë me mua
Ta ndjeja brenda shpirtit
Të prekur, të jetuar.


Të mos më ndahej ditës
Ashtu si s’ndahet natës
Larg ankthit edhe frikës
Larg ngricës edhe vapës.


Të ecja me të bashkë
Në gjysmëecjen time
Aty ku bota jashtë
S’më prek në ëndërrime.


Të isha gjysmë ëndërr
Pranë gjysmës sime zgjuar
Por ëndrra zgjuar është
Dhe vuan bashkë me mua.


Δεν υπάρχουν σχόλια: