Moj dallgë!
Ç’më sheh moj dallgë e detit
S’jam shkëmbi përball teje
Që prek, përplas pas qejfit
Me tekat e një femre.
Dhe gryet shkëmb i gjorë
Dhe plaket para kohe
Dhe tretet si dëborë
Sikur mos ekzistonte.
Ç’të mbeti pas kësaj
Veç shkëmbit të grimcuar
Ç’u bëre kështu moj dallgë
E plakur, e vetmuar.
Mos paça atë fat
Që pati miku tënd
As femrën si ty dallgë
Që tret e zhduk një shkëmb.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου