Πέμπτη 27 Ιανουαρίου 2011

Origjinaliteti im


Origjinaliteti im


Më kot kërkova
Natyrës ngjashmëri
Vetveten mundova
Në çdo krahasim.


U mata me valën
Me shkëmbin u mata
Me yjet natën
Apo retë e bardha.


Me kafshët e egra
Të butat kafshë
Me dimra e vjeshta
Saharën e thatë.


Pastaj udhëtova
Në kohë lashtësie
Herë princ u ndrova
Herë Zot gjithësie.


E kotë, nuk gjeta
Ngjashmëri me asnjë
Ndaj Mondi të erdha
Kështu dhe gjithnjë.

Δεν υπάρχουν σχόλια: