
Nga qielli ulur...
Unë derën kisha mbyllur
Dritaret, gjithashtu
I shtrirë, i përgjumur
I lodhur ca më shum'.
As desha tjetër gjë
E çfarë tjetër të desha
Kur gjëja është asgjë?
Ndaj me asgjënë rrash' fjeta.
Por, ç'ishte ajo dritë
Si një shkëndijë komete
Që dhomës u vërtit
Dhe mori formë femre?
Fërkova sytë më kot
Më kot cimbitha faqen
Më thote gjumi xheloz
"Me tjetër do kënaqesh!?"
Xheloz e kthehu prapa
Ky gjumë i jetës sime
Më ngjeshet sa vjen nata
Si homos(s) më përdridhet
E ku ta dijë ai
Magjinë e kësaj nate
Me shenjën si shkëndijë
Që ndezën një trup vajze?
...
Unë derën e mbaj mbyllur
Dritaret, gjithashtu
Veç një nga qielli ulur
I hap dhe shpirtit hyn.
27 nëntor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου