Σάββατο 27 Νοεμβρίου 2010

Sirenat e mia



Sirenat e mia

Më ndihmo, e dashur, aty ku s'kam fuqi
Aty ku zë sirenash, po ma çmendin shpirtin
S'ka ç'më bën litari, që lidhi një Uliks
Sirenat e mia, veç nga ty mund t'ikin.

Më çliro, e dashur, nga joshja e tyre
S'jam i dobët unë, por të fuqishme ato
Çfarë?
Në sirenë mashkull dhe unë qenkam kthyer?
Veç për ty, e dashur, të të kem gjithmon'.

27 nëntor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: