

Nuk je Penelopa…
U largova prej teje, për të t’patur më pranë
Vetëm ty për të t’patur, të largova prej meje
Mes botës absurde, m’u pështiros çdo fjalë
Mes absurdit të botës me ulërima sirene.
Tani jam i qetë në Itakën që gjeta
Jo atë Itakë të Odiseut dinak
Nuk je Penelopa që endën legjenda
Je vetë legjenda, që të prek dhe s’të kap.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου