Πέμπτη 18 Νοεμβρίου 2010

Fjala e kuajve



Fjala e kuajve

Na mbeti nami
Turpi na mbeti
Na mbeti faji
I bërë nga tjetri.

Nga tjetri dinak
U bëmë viktimë
Nga barku plot gjak
Gjakosëm njerzinë.

Rrënuam një Trojë
Kuptoni, o kuaj?
Dhe mbetëm simbol
I dinakërisë së huaj.

S’na ndahet tani
Dhe të duam ne
Mbi vithet na rri
Dinaku Odise.

O Zot, si durojmë
Mbi vithet tona
Odisetë që vazhdojnë
Të përmbysin Troja!

16 nëntor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: