
Nëse doni të më gjeni…
Unë jetën s’e ndava në parcela
Të hynte kushdo për ta mbjellë
Qysh çastin kur kësaj jete erdha
M’u sulën demonë për ta vjelë.
Vazhdon kjo lojë demonësh
Unë lojën time vazhdoj
Si unë i shoh të kthyer prej kohësh
Si ata sot veten time shikoj.
Nuk di kush fiton e kush humb
As kam për ta ditur më vonë
Veç di që bashkë me mua në fund
Do kthehen në ëngjëj ca demonë.
Kërkomëni, nëse doni të më gjeni
Ngatërruar ferrparajsës, diku…
Si lëng magjik një vargun tim e derdhni
Do shfaqet ai Mond që njihni ju.
18 nëntor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου