Πέμπτη 18 Νοεμβρίου 2010

Me mollën s’mëkatoj


Me mollën s’mëkatoj

Kur dora s’më bindet
Kur mendja s’më flet
Kur trupi më dridhet
Diçka ndodh vërtet.

Vërtet ndodh diçka
Ta ndal s’kam fuqi
Veç ajo më ndal
Veç ajo më lëviz.

Më ndalën aty
Ku humb i pahumbur
Më lëviz e shtyn
Tej portës së mbyllur.

Aty është parajsa
Dhe ferri njëlloj
S’jam Adam përralla
Me mollë s’mëkatoj.

Mëkatoj veç me ty
Veç me mua dhe ti
Na i bën Zoti me sy
Të vazhdojmë sërish…

16 nëntor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: