Τρίτη 17 Μαρτίου 2009





ViktiMiu

Viktima, viktima, të gjithë!
Dëgjuat? Fajtor vetëm Një
Maçok-ai, ata-minjtë
Që çarku i kthetrës i zë.

Të gjithë, të gjithë, viktima!
Veç Një tash mbetet fajtor
Ata të strukur ndër vrima
Ai me të tmerrshmit, thonj!

Dëgjuat? Legjendat po mbushin
"Viktimat" e djeshëm dhe sot
Më shumë ata që Miushin
E patën, e paskan për rol!

Δεν υπάρχουν σχόλια: