Παρασκευή 20 Μαρτίου 2009

Poeti i vërtetë









Poeti i vërtetë

Poeti i vërtetë s'e njeh ofendimin
Naiv mbetet i gjori, edhe pas vdekjes
I vërteti poet s'e pranon lavdimin
Në anijen e tjetrit, kapiten të mbetet.

Më kot kërkoni vesin e poetit
Antidotën e tij në vargje do gjeni
Sikurse ngrohtësinë nga rrezja e diellit
Që dhe vetë ngrohet, në varg poeti.

Δεν υπάρχουν σχόλια: