Δευτέρα 23 Μαρτίου 2009

Shtrëngata




Shtrëngata

Tërbuar natyra nevrike
Harbuar mes erës e shiut
Shtrëngatën ka zënë për mike
Mërinë i mban njeriut.

Në sy e shikon e vrenjtur
Në vesh i flet suferinë
Në trup minusgradën veshur
Në shpirt i fryn vetminë.

Vetmuar njeriu nevrik
Natyrës ja ka inatin
Shtrëngatë bëhet në shpirt
Dhe s'di nga të hedhë hapin.

Kështu të dy mes shtrëngatës
Kërkojnë beharin e jetës
Natyra e gjen të sajën
Njeriu-një shtrëngatë tjetër!




Sërish shtrëngatë

Vetëtimë e natës dita u bë
Diellin eklipsoi shtrëngata e shpirtit
Mërmëritja ime mbeti pa zë
Si ditën e parë të apokalipsit.

U zhduk ditnata në kohën e saj
I vetëm jetoj kohën midis
Shtrëngata m'u shfaq ujvar' në parajs'
Parajsa në ferr, m'u kthye sërish.

Δεν υπάρχουν σχόλια: