Σάββατο 11 Απριλίου 2009

Dhe kur...

Dhe kur era më çon tutje
Çoroditur ndër mendime
Unë shtrëngatës s'i bëj lutje
"Ik, aman, nga jeta ime!"

As mallkoj, as nuk rënkoj
As nuk trembem mes shtrëngatës
Nëse natë ditës shikoj
Di t'i sjell shkëlqimin natës.

Δεν υπάρχουν σχόλια: