Τρίτη 10 Μαρτίου 2009



Mes dallgësh

Qesh me të madhe
Me të madhe qaj
Me oshëtimë dallge
Thellësi oqean.

E mira përplaset
Përplaset e keqja
Mes dallgësh mbahem
Anije pa vela.

Një jetë pa jetë
Një vdekje pa vdekje
I vetëm jo vetë
Mes dallgësh gjej prehje.

Δεν υπάρχουν σχόλια: