Πέμπτη 12 Μαρτίου 2009

!!!!!! ???????


Paradoksi im

Pyetje ka patur më shumë se përgjigjet
Përgjigje ka patur më shumë se pyetjet
Prapë do mbetet pyetje pa zgjidhje
Dilemash pa fund, njeriu do mbetet!

Gëzim ka patur më shumë se dhimbja
Dhimbje ka patur më shumë se gëzimi
Dhimbje e gëzuar do mbetet lindja
Vdekja mbase, një çast pushimi.

Shkatërrim ka patur më shumë se krijim
Krijim ka patur më shumë se shkatërrim
Paradoks i kohës me qënie njerin
Koha vetë, paradoksi im!

Δεν υπάρχουν σχόλια: