
AntiValentini Don Zhuan
Lerë një e zerë tjetër
Nuk më ka pëlqyer
Në një kohë tre njëherësh
Kam patur, gënjyer.
Vdiste për mua e para
E dyta më shumë
E treta ish' më e shkathta
Mbi të tria, unë.
Në të majtë njerës i thosha
"Të ka zili tjetra"
Djathtas tjetrës i betohesha
"Je për mua jeta!"
Ziheshin me njera-tjetrën
Shkulnin rroba, flokë
Unë një e kisha zemrën
Ndarë në tre copë.
Kë të lija, kë të mbaja
Të tria i desha
Një e katërt del pastaja
Katër dhe gënjeshtrat.
Oh, ç'mu turbullua koka
Gënjeshtrash gënjeva
Në takim i vetëm shkova
Ç'më la vetë dhe vetja!
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου