

Dhe ti, Brut?
As më duhet Jul Qezari
Për ca trimërira
Thonë kohës ish' i pari
Romës-Perëndia.
E ç'i mbeti asaj kohe?
Histori në letër
Një Perandori prej Romke
Si çizme e vjetër.
Sot më duhet Qezar Juli
Për një fjal' habie
Kur një dorë shpatën i nguli
Shpatë pabesie.
"Dhe ti, Brut!?", e sytë mbylli
Nuk i dhembi plaga
Dorë e mikut që ja nguli
Ish' sa mijra shpata!
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου