


Po risjell dy poezi te vjetshme, te njohura per shumicen e forumisteve, por qe me thene te drejten i kam per zemer dhe s'dua t'i zevendesoj me tjeter krijim te sotshem. Vargjet, nese jane vertet vargje, s'kane fatin e lules se keputur, qe per pak kohe e ruan freskine, prandaj, perderisa keto vargje m'i ka pranuar e preferuar e dashura ime, po ja ridhuroj sot e perjete....
Veç Një!
Khajam, s'të kam zili!
T'i kam falur gjithë çupat e botës
Bëj siç të tha shpirti: Pi!
Dhe fundin nxirrja gotës!
Veη Një, ooh, veç Një, timja është
Atë veç në vargje mund ta dehësh
Të tjerat trup dhe shpirt të kan' dhënë
Por timen, as me sy s'mund ta prekësh!
Kënaqu me kaq, Khajam!
Që dehe çupën time me vargje
Të tjerat dhe në varr i ke pran'
Veç Një, ooh, veç Një, kurrë s'e pate!
Edhe sot
Ne bëmë dhe sot të zakonshmen
Veç shtuam mes nesh, një, "Gëzuar!"
Nuk pritëm ditën e joshjeve
As dhuratat e ditës, s'kërkuam.
Ne bëmë dhe sot të zakonshmen
Mes të jashtzakonshmes tonë, dashuri
Nuk pritëm kjo ditë të krijohej
Të hynte mes nesh një "Valentin".
Ne bëmë dhe sot të zakonshmen
Me të veçantën e saj, si gjithmonë
Valentinët shkojnë e vinë, motesh
Një ditë mbase mer emrin tonë.

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου