

Të ashtuquajturitt, njerëz!?
Oh sa u lodha, me të ashtuquajturit njerëz!
Të quajturit e vërtetë, më thoni, ku t'i gjej?
Kaq vështirë qenka, unë s'kërkoj më tepër
Veç dua mes njerëzve, veten time ta kem!
Nuk di ku jam unë, mes të ashtuquajturve njerëz
Me veten time tallen, lëvdohen marrëzisht
Ku mësuan xhanëm, të klonojnë jetën?
Herë më ngrehin lart, herë më kthejnë në hiç!
Paskan kohën e tyre, të ashtuquajturit njerëz
Jetës nuk i dua, asnjë çast të saj
Nëse duhet vdekur, për një kohë tjetër
Të vdekur më keni, edhe pse jam gjall!

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου