
Sa pak mjafton!
Mjafton një lule
Më shumë se fjala
S'mjafton një lutje
Më shumë se e qara.
Mjafton e vërteta
Më shumë se betimi
S'mjafton gënjeshtra
Të humbë besimi.
Sa pak mjaftojnë
Të zgjohet një muzë
Dhe thonë e ç'thonë
Që unë s'jam unë!?
Mjafton dhe me kaq
Për të thënë më shumë
Se s'dua në varg
Të hy pa muzë.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου