Σάββατο 24 Ιανουαρίου 2009

Për të vërtetën dhe gënjeshtrën

E vërteta është aq e errësuar në këto kohë, dhe gënjeshtra aq e mirëvendosur,saqë, po nuk e deshe të vërtetën , zor se do ta njihnim.
--- Blaise Pascal



Pa mua, gënjeshtrën!

Sa shum' të vërtetës i jam afruar
Po më bëni ndaj vetes të dyshoj
Nuk linda mos jem e besuar
Veç s'dua të vdes tjetërlloj!

Dua gjithmon' të jem vetvetja
Përherë e dyshuara e të drejtëve
Pa mua s'ka lezet e vërteta
Mistikja dhe aparenca e njerëzve!

tetor 2008


Jam e vërteta!

U shastisa
U bitisa
S'di seç'më ka mbetur!
Kur u nisa
Ndryshe isha
Sot jam për të qeshur!

Ju betohem
Përgjërohem
Jam një e Vërtetë!
Por kot lodhem
Dhe ankohem
Tash s'besoj as vetë!

tetor 2008

Δεν υπάρχουν σχόλια: