Τετάρτη 7 Ιανουαρίου 2009

Ne rrojmë dhe pa to



Ne rrojmë dhe pa to...

Trokas murrin ndarës trak-trak
Ai rënkon nga kocka e dorës
Goja lëviz e hapet pa fjal'
Niset drejt teje mesazhi i kohës.

Përgjigjen o mik ma kthen me trak-trak
Murri lëshon rënkimin sërish
Nga kockat tona bëhet me gjak
Të dyve na bashkon ky murr me shpirt.

Pa gdhirë të pagdhirët na marin
Burgu gjëmon nga murri me shpirt
Skeletet tona në litar i varin
Ne rrojmë dhe pa to, o mik!

6 janar 2009

Δεν υπάρχουν σχόλια: