Δευτέρα 7 Ιουλίου 2008

Si burri-burrit!

Si burri-burrit po të flas, o Zot
Kurrë s'më ka pëlqyer, si burri-priftit
E di që pranë teje nuk arrij dot
Le të flasim pra, si shpirti-shpirtit.

Mos ma merr për keq, i paprekshmi Zot
Sot unë po guxoj, të provoj prekjen
Me priftin u zura, por me Ty s'besoj
Në dorë më ke, lindjen dhe vdekjen.

Kështu na krijove, për hesap të kujt
Të lindim së vdekuri, të vdesim së linduri
Po dhimbjes njerëzore, çfarë t'i bëj un'?
Si burri-burrit fol, mos më ler' së prituri!

1 σχόλιο:

Leonard Seiti είπε...

Kur të dëgjosh të flasi, kur të ulet e të vendos këmbët në moçalin ku jemi fundosur, dhe t'i përlyhen këpucët me baltën e argjiltë, - më bëj një nder, - i thuaj të më pres, se po vij me vrap. I kisha vetëm nja dy pyetje, asgjë më shumë.