Τρίτη 8 Ιουλίου 2008

Balona

Balonë e burgosur përjetësisht
Në kaltërsinë e burgut-qiell
Aty ku mbajtësi im mat lirin’
Robëria ime udhën merr.

Ç’kujtoni, se jam e lirë?
Robëria nga një lëmsh zgjatet
Qelia ime në hapësirë
Më shtrëngon më shumë frymëmarrjen.

Kam frikë në qiell e vetme
Pa spango kurrë s’kam fluturuar
Lëshuar tmerrohem për vdekje
Tërhequr mbetem robëruar.

8 korrik 2008

1 σχόλιο:

Leonard Seiti είπε...

Mondi, je Gjenial
Emocionuese Poezia
Faleminderit.