Πέμπτη 10 Ιουλίου 2008

Ç’janë ca plaka

Ç’janë ca plaka
Më vjen t’i shtrydh
Më ngjajnë me gjyshen
Që pata dikur.

Ç’janë ca plaka
Më kujtojn’ fëmininë
Pas gjyshes, përdore
Në krahë, mbi shpinë.

Ç’janë ca plaka
Dua gjyshe t’ju them
I ndjek nga prapa
Mbase gjyshen ma kthejn’.

Δεν υπάρχουν σχόλια: