Πέμπτη 19 Ιουνίου 2008

Ku shkon, moj Tokë?

E preka qiellin
Ai u bë, Unë
Ngadalë filloi thithjen, mushkëria e Tokës.
Jashtë i vetëm
Brenda më shumë
Kërkoj përmasën e tretë të kohës.

Avash, Ajnshtajn
Nuk të konkuroj
Formulën e shpejtësisë, s'ta kam zili!
Një tjetër formulë
Njerëzore kërkoj
Si të lindë Njeriu e të vdesë, Njeri!

Diellin e preka
Unë u bëra, Ai
Sa shpejt më tërheq, Toka e lakuriqtë.
Ku shkon moj Tokë
Nëpër çmenduri?
Roite formulat, bashkë me perënditë!

Mond, urime për poezinë! Shkrirje dhe identifikim me qiellin... Gjetje interesante.Më dha kënaqesi të veçantë.Të falenderoj!Suz

Δεν υπάρχουν σχόλια: