Σάββατο 21 Ιουνίου 2008

Agim METBALA
Citim:
Postuar më parë nga mondishall
Kohë konvertimesh

Javë e konvertuar në ditë
Ditë e konvertuar në orë
Pres të dielën të vijë
Konvertimin një çast të ndaloj.

E nis me ndalimin e parë
Pik-pik vonoj pirjen e kafesë
Përmbys pastaj fatin në filxhan
Të gënjej veten si fallxheshë.

Vazhdoj më tej ndalimin
Me copra gazetash në duar
Horoskopesh kërkoj shpëtimin
Dhe qesh me fatin e shkruar.

Kuzhina më sjell erën e gjellës
E veçantë kjo drekë, sigurisht
Pu, puuu, iku gjysma e së djelës
Dhe mua s’po më kënaq, hiç!

Në dorën tënde e dashur, gjysma tjetër
Mbushma si gotat me verë perëndish
Ç’të bëjmë, kjo kohë na konvertoi jetën
Mos lemë ta konvertoj dhe dashurin!
---------------------------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

E bukur Mondi - tematikë e qëlluar, e shtjelluar mirë me përfundim (mesazh) edhe më të mirë!Me respekt.Agim METBALA

Δεν υπάρχουν σχόλια: