Sa do të doja të isha aty k'të mbrëmje, mes asaj lidhjes tuaj, në Selanik.Të ndiznim së bashku nga një cigare dhe të pinim nga një frappe të ftohtë, e pastaj, ashtu ulur këmbë kryq, ti kryqëzonim do fjalë për tokë, brazda, qiell, lule, buzë, vesë, etj etj.Gjithsesi, sërish, i gëzohem faktit se, interneti, në një farë mënyre na sjell më afër, dhe pse, në kohën më të madhe na ndan, mbasi i kushtojmë shum kohë.Vdeksh duke kënduar i dashur mik, dhe, mosvdeksh deri sa, të gjesh atë diellin e ri .....Respektet e miaSinqerishtLeonard Seiti.
.....ku e lamë mik bisedën? Aah, tek dëshira për t'u takuar.... dhe për atë diellin e ri... Më volet vazhdimi me vargje...Meqë është bisedë me vargje, të përjashtohet nga cdo lloj kritike prej miqve forumistë.
Ps.mondishall,dmth unë
Takuar...
Takuar kemi qënë mijra vjet më parë
Gladiatorë fatkeqë dhe fatmirë njëkohësisht
Rrethuar ulërimash spektatorësh të pafaj
Që vrasjen tonë urdhëronin me gisht.
Të gjymtuarit, të mjerët, të pafajshmit e fajshëm
Skllavërinë e vetvetes, skllavëronin marëzisht
Arenave të kohës kërkonin që shpatën
T'ja ngulnim njeri-tjetrit, nga i uluri gisht.
Takuar kemi qënë, si sot e kujtoj
Kohët e ngjashme kanë mbetur sërish
E njëjta arenë, i njëjti spektator
Na vret dhe rivret, nga i njëjti gisht.
Takuar do jemi në vazhdim shekujsh
Me kohët e ngjashme, do tallemi o mik
Spartakë të penës kemi për të mbetur
Derisa të drejtohet, i përkuluri gisht!
Πέμπτη 19 Ιουνίου 2008
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
1 σχόλιο:
Takuar do të mbetemi, i dashur mik.
Gjith të mirat dhe pushime të këndshme.
Δημοσίευση σχολίου