Δευτέρα 16 Μαΐου 2011

Atë çast ndizet dhe Zoti



Atë çast ndizet dhe Zoti
Universit në ekstazë
Nga vete qënia që krijoi
Atij kopshti në parajsë.


Nga ajo pamje lakuriqe
E një trupi femëror
Që krijon mijra shpërthime
Dhe një univers krijon.


Universin e një bote
Që e ka emrin e femrës
Dhe pangopësisht shijohet
Ku e fsheh gjethja e Evës.


Atë çast dhe Zoti ndizet
Dhe krijon tjetër bing-bang
Gjethe e Evës nëpër vite
Një Zot tjetër brenda mban.


Δεν υπάρχουν σχόλια: