Παρασκευή 22 Μαΐου 2009

Dashamirësi mendimesh


Citim:
Postuar më parë nga mondishall

Kontradiksion

Kjo hapësirë, më e vogël se vetja
Më e shkurtër se jeta, kjo kohë
Diçka më guackon si breshka
Si kërmilli diçka më guackon!

Ky shikim, më i tejshëm se pamja
Më i tejshëm se zhurma, ky dëgjim
Diçka më përpin si nata
Si humnera diçka më përpin!

Kjo fjalë, më e gjatë se vargu
Më e fortë se zemra, kjo rrahje
Diçka më hapet tek pragu
Më mbyllet diçka në hapje!
---------------------------------------------------------------
Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.
===============================================
I nderuari mik, me vëmendje i lexoj të gjitha postemet dhe më pëlqejnë, por kjo poezi është një shkëlqim nga thellësia e shpirtit. Dëshiroj që edhe më tej të na dhurosh xhevahirët nga fundi oqeanik.

përqafime
xheladin hamza

Δεν υπάρχουν σχόλια: