Παρασκευή 22 Μαΐου 2009

Dashamirësi mendimesh



Comments (2) for "Poezi nga Edmond Shallvari."

Edmond,
Ne radhe te pare,te uroj per botimin e ketij vellimi te ri poetik.Suksese te reja!
Duke lexuar kete cikel,te shkeputur nga vellimi,me krijohet bindja se i gjithe vellimi eshte ndertuar mbi themelin e nje figure letrare aq pikante dhe aq pergjithesuese,antitezes.Antiteza ka ne themel pohimin artistik nepermjet nje mohimi,nje ballafaqimi te te kundertave.Kjo figure,kam besimin se te ka dhene mundesine per te shprehur qendrimin tend botkuptimor emocional,mohimin e "hijes"(te vetvetes,te botes reale,te botkuptimit) dhe pohimin e nje botekuptimi te ri estetik,ne radhe te pare.
Me bukur nga te gjitha e shpreh kete thelb poezia "I verberi dhe une".
Po. Hija mbetet hije,verberi.I verber eshte ai qe nuk shikon ne driten e diellit.Njeriu dhe poeti duhet te matet me shkelqimin e drites diellore dhe jo me verberine e hijes.
Faleminderit per kenaqesine qe me dhe!
Miqesisht, Vangjush Ziko
By Vangjush Ziko - 5/21/2009 4:03 PM

Δεν υπάρχουν σχόλια: