Παρασκευή 29 Απριλίου 2011

Unit



Kur çastin e ndjenjës logjikës ja vesh
Dhe vetes i thua se je dashuruar.
Kur trupin në shtrat me tjetrën e ke
Dhe çastin me tjetër shijuar
Gjej veten e Unit dyzuar!


Kur vuan për çastin më tej se çasti
Dhe prapë më tej atë çast ëndërron.
Kur Zotit i lutesh të të falë mëkatin
Dhe prapë me mëkatin mëkaton
Zgjo ëngjëllin në shpirtin demon!


Selanik, prill 2011

Δεν υπάρχουν σχόλια: