Tjetërvetja
Aty ku këmbët dridhen në ecje
Dhe sytë mjegullojnë pamjen.
Aty ku veshët dëgjojnë zë sirene
Dhe buzët nga puthjet thahen,
Aty demonët ringjallen.
Aty ku gjumi fle i pagjumur
Dhe ëndrra ëndrrën e çmend.
Aty ku vetja veten ka humbur
Dhe zgjimi prapë gjumin e pret,
Aty demoni të flet.
Aty ku trupi kënaqet pa shpirtin
Dhe shpirti pa trupin vuan.
Aty ku imazhet pa imazhet ikin
Dhe realja me realen luan,
Aty jam Unë pa Mua.
Selanik, 28 prill 2011


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου