Σάββατο 30 Απριλίου 2011

Ti je dashuria, unë mëkati i saj

Ti je dashuria, unë mëkati i saj



Ti je dashuria, unë mëkati i saj
Ti mëkati je, i mëkatit tim
Nëse ti je ëngjëll e unë qenkam djall
Kalofsha dy ferre të Zotit dënim!


Ti je e ardhmja, e shkuara unë jam
E të ardhmes sime, e shkuara ti je
Nëse unë jam ëngjëll e ti qenke djall
Të kam fal’ parajsën, ferrin tënd ma jep.


Mos beso në mua, kur ëngjëll të shfaqem
Kthehu në demon, sulmu të më shkyesh
Se dhe unë e dashur, më shumë do kënaqem
Kur ti shfaqesh ëngjëll, unë në demon kthyer.


Selanik, 30 prill

Δεν υπάρχουν σχόλια: