Epsh dashurie
Nga qielli i shpirtit bie shi dashurie
Deri në mosqenie të gjithin më lag
Nga shpirti i qiellit një diell po bie
Më shkrin të tërin, më kthen në llavë.
Nga nata e ëndrrës bien yje ekstaze
Deri në mosqënie të gjithin më tretin.
Nga ëndrra e natës trupi i një vashe
Si krater vullkani, shpërthen mbi mua epshin.
Nga qielli i shpirtit bie shi dashurie
Deri në mosqenie të gjithin më lag
Nga shpirti i qiellit një diell po bie
Më shkrin të tërin, më kthen në llavë.
Nga nata e ëndrrës bien yje ekstaze
Deri në mosqënie të gjithin më tretin.
Nga ëndrra e natës trupi i një vashe
Si krater vullkani, shpërthen mbi mua epshin.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου