Κυριακή 3 Απριλίου 2011

I llastuari tru

I llastuari tru



Në trup të njeriut çdo gjë e përkryer
Në lëngun, në kockën, në mishin e saj
Lidhur magjishëm me kodin e vyer
Që jetë njerëzore, njeriut i dha.


Çdo gjë e përkryer në trup të njeriut
Ç'të them, s'kam fjalë, për këtë mrekulli
Ç'fantazi ka patur mendja e Gjeniut
Universit t'i dhuronte qenien Njeri?


I dha pak nga vetja, më mirë më pak
E la të përpiqet vetë për më shumë
Përderisa një tru në kokë i dha
Me hapësirën e mendimit të pafundëm.


I dha sa i dha, për të mirë ja dha
Por ja që gaboka dhe krijuesi Gjeni
Aty ku liria ka tepricën e saj
Harron atë rregull që lind harmoni.


S'e dinte vallë Gjeniu këtë formulë
S'i ndodhi njëherë me të madhin shpërthim
Kur universin e mbushi me galaktika pa fund
Dhe bashkë me to e vrima që nxijn'?


Ç'kërkoj dhe unë më shumë nga Ai
Më shumë ç't'i kërkoj zemrës në trup?
Ajo më jep jetë dhe tek shkruaj tani
Ashtu siç më jep ment dhe i llastuari tru.

Δεν υπάρχουν σχόλια: