Σάββατο 2 Απριλίου 2011

E zgjova mëngjesin





E zgjova mëngjesin


E zgjova mëngjesin, i bëra kafenë
Ai gjysmëfjetur dembelshëm u ngrit
Mëngjeset e tjerë e di që po flenë
Ç'më duhen ata, unë kam mëngjesin tim.


I shkela syrin, syrin ma shkeli
Buzët afroi në buzët e mia
Aty më shumë u zgjua dhe i zgjuar mbeti
Akoma më shijshëm pastaj kafen e piva.


I vetmi mëngjes që s'më ndahet gjithë ditën
E vetmja ditë që më ngjan me mëngjes
Dhe kur hëna del, mëngjesi s'më ikën
Fle bashkë me mua dhe kafen time pret.

Δεν υπάρχουν σχόλια: