Ç'të them më shumë
Nuk mund të ndodhte, s'mund të ndodhte vërtet
E njëjta dashuri të ndahej në dy
A mundet në dy pjesë të ndahet një qiell
A mundet në dy qiej të ndritë i njëjti yll?
Megjithatë besova, ashtu siç besoj unë
Që në të njëjtin qiell dy dashuri do gjeja
Siç ndodh të shfaqet njera ëndrrës nëpër gjumë
Siç është aq reale në çast të zgjimit tjetra.
Kështu u nisa qiellit me të ëndrrës krahë
Zgjimin e harrova në imazhin e gjumit
Ylli i shfaqur natës si kometë u shfaq
Dhe si një kometë hapësirës humbi.
Ç'të them më shumë, më shumë s'kam ç'them
As Zoti vetë s'kërkon më shumë hesap
Krahët Ai m'i dha të fluturoja në qiell
Dhe tokës t'i kthehem me dashurin' e par'.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου