Sot
Sot veten shikoj në sytë e tu
Sot sytë e tu i kam edhe unë
Sot vetes i ndjej një përmasë më shum'
Atë përmasë që kohën s'e humb.
Për mua e dashur ka vetëm sot
A s'ishte sot dhe dje e pardje?
A s'do jetë sot nesër e pasnesër?
Çdo çast të çastit që me ty jetoj
Të sotmen e pafundme m'i jep ti jetës.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου