Si në takim të parë
S'di pse u ndjeva sot
Si në takim të parë
Me trëndafil në dorë
Të prita ty moj vajzë.
Si thashë, "Ty moj vajzë"?
Sa më pëlqen ta them
Dhe pse mbi supe mbajmë
Më shumë se 20 vjet.
Dhe unë ashtu u ndjeva
Si djali i dikurshëm
Si dridhesha kur prekja
Si puthja buzët turpshëm.
Oh, ja tani ky çast
Si çasti i parë dikur
Një trëndafil të jap
Që mbin dhe s'vyshket kurr'.
S'di pse u ndjeva sot
Si në takim të parë
Me trëndafil në dorë
Të prita ty moj vajzë.
Si thashë, "Ty moj vajzë"?
Sa më pëlqen ta them
Dhe pse mbi supe mbajmë
Më shumë se 20 vjet.
Dhe unë ashtu u ndjeva
Si djali i dikurshëm
Si dridhesha kur prekja
Si puthja buzët turpshëm.
Oh, ja tani ky çast
Si çasti i parë dikur
Një trëndafil të jap
Që mbin dhe s'vyshket kurr'.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου