Παρασκευή 18 Μαρτίου 2011

Shkrim nga poetja dhe prozatorja Lida Lazaj për krijimtarinë time

Poetja dhe prozatorja Lida Lazaj, më ka nderuar dhe emocionuar me shkrimin e saj për krijimtarinë time, në faqja internetike Bota e Re. I shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time.

Tinguj e dritë

(Letërsia mbetet më se e lirë,madje shpesh rrezikshmërisht e lirë për të shtuar dëgjimin e brendshëm të lexuesit, melodi të ndryshme. Ardian-Christian Kyçyku)

Kur modestisht dhe skajshmërisht drojtur u çfaqa te Albpoem, përveç moderatorëve , edhe dy a tre emra të tjerë bënë gjestin e mikpritësit te antarit të vjetër për të ardhurën rishtas, në familjen e madhe te krijuesve ''Bota e Re'' .Edhe pas publikimit te ciklit të dytë të poezive, sërish me elokuencë të admirueshme dhe qytetari çfaqi opinionin Edmond Shallvari.Me sadisfaksionin që të krijon vëmendja e tjetrit, brenda kohës së limituar të një gruaje, nisa të qëmtoj në krijimtarinë e Edmondit për të kuptuar përtej gjestit kalorsiak prej kavalieri. Në një grupim, qëllon rëndom, që dikush edhe pse s`ka asgjë për të thënë, rreket të bëhet i besueshëm. Te Edmondi dallova një zë krejt origjinal, në mendime, koncepte, perceptueshmëri.
Dikur hasa në një tregim, që mbante per titull emrin e personazhit të krijimit tim në prozë.Konkretisht titullohej;''Elena ime" Unë isha ende e impresionuar prej Elenës sime. ''Pa prit'' thashë ''C`thotë Elena e tjetër kujt?"...dhe pas dy rrjeshtave u gjenda në një teatër.Sa në skenë, sa në plate.Në skenë u bëra pulsi i aktorëve mitollogjike, që luanin trgjiken, komiken,absurdin, jetën me gjuhën e ditëve tona.Në plate koha kishte ndalur në frymëmarjet e mbetura pezull.Zjarri i zemrave përflakte veshtrimet. Zjarri i syve me të afërt, ishte e imja dashuri. Pastaj në holl njerëzia u fut në kostumin e koshiencës.Endur fytyrës buzëqeshje për të njohurit e mundshëm e secili me hisen e vet te dashurisë, secili Parid me Elenën e vet pë krahu, ju drejtua jetës së vet.
Gjith këtë amalgamë tingujsh e ngjyrash e orkestronte Edmond Shallvari. Ai ishte aty.Ishte në skenë, në plate.Ishte personazh. Kishte zgjedhur teatrin, tempullin ku jeta flet me gjuhën e artit, për t`u SUGJESTIONUAR dhe për të SUGJESTIONUAR. Isha në gjendje euforie, paqeje, kur dua te përqafoj gjithë botën.Si i eturi në shkretëtirë kërkon pikën e ujit,shigjeta e mausit klikonte te emri Edmond Shallvari.Nisa të modeloj portretin e tij shpirtëror dhe erdhi një çast që e mendova një shpirt të brengosur, që ndërton brenda vetes realitete virtualë, për të kompesuar jetën në tokë që i duket një ekuacion me shumë të pamundura.Me keqardhje për të, për veten për shumë shpresëpakët të gjeneratës sime, doja t`i thoja, që jeta gjithsesi duhet jetuar.Sikur ta kishte kuptuar vuajtjen time, Edmondi u çfaq me poezinë Selanik, me permasat që permbushi aspiratat e mija.Sa sfidant, ironik me një revoltë të kamufluar,po aq i kulturuar, qytetar, i barabartë, shpirtmadh sa metropoli. Poezia Selanik ështe triumfi i njeriut mbi brengat, dilemat, realitetet, mbi vetveten.Eshtë triumfi i Krijuesit! Nën të, qytetërimet ngjajne si lodra prej kartoni. Poezia Selanik ështe AKT i çastit të rrallë të njesimit të hyjnores me realitetin.Hyjnorja nuk zbret çdo ditë. Eshtë melodi e shkruar në paqe me vetveten dhe jehon e tillë në shpirtra të pëkushtuar devotshmërisht poezisë. Krijimtaria e Edmondit , me së shumti ka personazh veten. Nga pikevështrimi brenda tij , krijimet janë pëshpërima drite të përkthyera në fjalë. Nga pikëpamja e gjuhës janë fjalë të veshura me ndjesi, tinguj e ngjyra.Që të kuptosh pak prej universit Edmond Shallvari duhet ti afrohesh mendërisht, shpirtërisht..Posa t`i qasesh pak kakofonite e zhurmat shuhen dhe brenda teje do jehojne melodi. Nje gjendje deliri që ta jep nje verë e mirë. Kur diç doja të thoja për dehjen prej arti, Edmondi kishte shkruar ne vargje diçka të ngjasshme.Të konsumosh ART,nuk do të thotë vetëm t`a zbukurosh jetën me çaste të bukura. Eshtë më tepër se kaq. Koha kalon dhe mer me vete rrethana e detaje që të kane dhuruar një imazh, por vetë imaxhi mbetet në kujtesë si brilant dhe pas do kohësh, s`do mbash mend në se ka qenë imazh apo realitet i jetuar.Ndaj të konsumosh ART do te thotë të jetosh disa jetë brenda jetës.
Mundet ndonjë skeptik a kritizer të më akuzojë për fetishizëm. Bëjnë mirë të mos merren me mua.Unë s`bëj kritikë të mirëfilltë, sepse s`e kam tagrin ta bëj këtë.Nga pozicioni komod i lexueses kam vetem një kriter vlerësimi: ndjesitë e fituara prej leximit. Dhe nga ky pozicion them, se kur një tekst, qoftë prozë apo poezi, kur të ngop estetikisht dhe të mbush emocionalisht, e ka shkruar nje mjeshtër.Me të tejrat le të merret kritika. Krijimtaria e Edmond Shallvarit e meriton të bëhet objekt i saj

Kur humba nënën, para tre vitesh, për të dalë prej hidhërimit që më pushtoi e për të ngushëlluar veten fillova të mendoj e të besoj, se fryma është energji e pazhbëshme,dhe shkrova në vargje kështu:

Asgjë nuk humb

''Asgjë nuk humb'' them me vete
një qiell shpirtrash vibron mbi Ne
''asgjë nuk humb" përsëris
teksa mendoj eshtrat e nënës mbështjellë me dhe
asgjë nuk humb
deri sa në syt` e sime bije digjen zjarret e mij

Dhe s`është çudi
që në kokën e shogët të një qytetari të botës
të rrjedhë lëngu i trurit të Eskilit
dhe të printuara në format A4
tragjeditë e humbura t`i çfaqen njerëzimit

Nën dritën e këtij mendimi them se s`kishte se si të ndodhte ndryshe. Shpirti i bukur i Legjendes së Bukurisë Korçare,Vasilikës së Bukur, mamasë së Edmondit,është plazmuar te Ai. Nuri dhe Hiri i saj, mjedisi familjar, qytetaria dhe kultura e spikatur e Korçës, kanë formuar qytetarin, njeriun ARTISTIN Edmond Shallvari.

Në qiellin plot Yj` te Botës së Re, para emrit Edmond Shallvari, shigjeta e mausit bën monologun e fluturës para llampadarit
Të t`afrohem kam frikë se digjem
Të t`rri larg kam frikë se ngrij

Lida Lazaj

Elbasan, 18 mars, 2011



Δεν υπάρχουν σχόλια: