Me mëkatin mëkatoj
Nuk pres gjyqin e pasvdekjes
Të marr vesh fatin e shpirtit
Unë ja di mëkatet vetes
Qysh në çastin e fillimit.
Qysh atëhere jam gjyqtar
Avokat jam gjithashtu
Jashtë më pret vetja-xhelat
Pas xhelatit prap' jam un'.
Se e di pemën ku vete
Di dhe mollën që kafshoj
Di kë zgjedh në fund për vete
Kur e zgjedh, tjetër s'kërkoj.
Nuk më tremb pra gjyqi i ferrit
As parajsa nuk më josh
Jam Adami jashtë Edenit
Me mëkatin mëkatoj.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου