Pse na le kështu, o Zot?
Pse u dashka lënë besimi
Si enigmë për njerëzinë
Kur mëkati dhe pendimi
Vazhdojn' tallin Perëndinë?
Pse kaq shumë u dashka pritur
Të vijë dita e gjykimit?
Çfarë pret Zoti për të ditur
Nga çmendina e njerëzimit?
Pse na le kështu, o Zot
Me enigma pse na le?
Dhe sa jetë do ikin kot
Ferrparajsa nuk i nxe.
Pse u dashka lënë besimi
Si enigmë për njerëzinë
Kur mëkati dhe pendimi
Vazhdojn' tallin Perëndinë?
Pse kaq shumë u dashka pritur
Të vijë dita e gjykimit?
Çfarë pret Zoti për të ditur
Nga çmendina e njerëzimit?
Pse na le kështu, o Zot
Me enigma pse na le?
Dhe sa jetë do ikin kot
Ferrparajsa nuk i nxe.



Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου