Me ty një botë krijoj
Aty ku sta merr mendja
Ku shpirti nuk ta ndjen
Esht' vargu posi ëndrra
Që lindën e s'të prek.
Në mbyllje-hapje sysh
Në frymë e rrahje zemre
Del vargu edhe hyn
Dhe merr aromë femre.
Aty më ke dhe mua
Eterin mashkullor
Pa ty një gërmë s'shkruaj
Me ty një Botë krijoj.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου