Δευτέρα 28 Φεβρουαρίου 2011

Jo si njerëzit me maskime


Jo si njerëzit me maskime

Dashurinë se ndaj si Hëna
Gjysmë ditë e gjysmë natë
Nuk ka vend për ndarje zemra
Dhe as rrahjet ndarje s'kanë.

Nuk e fsheh faqen si Hëna
Për të shfaqur faqen tjetër
Siç më flet shpirti nga brenda
Më flet dora dhe në letër.

Prapë e dua Hënën time
Se më shfaqet e sinqertë
Jo si njerëzit me maskime
Pa fytyrën e vërtetë.

Δεν υπάρχουν σχόλια: