Endrrës rinore
Kur nata shtrihet
Në trupin e tokës
Nga gjumi ngrihet
Endërrimi joshës.
Më vjen pa trokitur
Pa ftuar më hyn
Më sjell papritur
Nga qielli një yll.
Largohet nata
Nga drita yjore
Më vjen shtojzavallja
E ëndrrës rinore.
Unë natës i them
“Të lutem mos ik
Ndaj skuqjen ma fshih”.
Nuk di ç’po më ndodh
Në shpirt e në trup
I zgjuar s’guxoj
S’guxoj as në gjum’.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου