Πέμπτη 3 Φεβρουαρίου 2011

Endrra e zemëruar


Endrra e zemëruar



Unë kurrë nuk e dija si zemërohet ëndrra
Dhe kur i zemëruar kam qenë sa herë mes saj
Ajo më qetësonte mes fjalëve të ëmbla
Dhe ikte zemërimi jashtë ëndrrës si i marrë.


Po ç'pati sot me mua një tjetër zemërim
Që ende pa filluar lumturinë ma prishi?
Unë i erdha ëndrrës si zog në fluturim
Ajo si re e vrenjtur mbi krahët e mia zbriti.


Oh, sa më lëndoi kjo ëndërr e sotme
Krahët m'i njomi me lotët e saj
Pranoj më mir' zemërimet e kësaj bote
Por jo këtë ëndërr në zemrimin e parë.

Δεν υπάρχουν σχόλια: