Metamorfoza jonë
M'u shtua një rrudhë, çudi!?
Një thinjë më shumë t'u shtua?
E prapë të dashuruar unë e ti
Ashtu si dikur filluar.
M'u shtua në syzet një numur?
Një vit t'u shtua në moshë?
E prapë të shikoj të bukur
Paska bukuri në çdo kohë.
M'u shtua më shumë një ankesë?
Një "jo!" në krevat t'u shtua?
Unë prapë natën tjetër të pres
E di që më pret dhe ti mua.
M'u shtua më shumë një mall?
Më shumë një ëndërr t'u shtua?
E ç'ë, le ta quajmë variant
Që nisi e s'ka të mbaruar.
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου