Κυριακή 30 Ιανουαρίου 2011

Mëngjes si asgjëja


Mëngjes si asgjëja



Mëngjes i mërzitur
Turivrenjtur nga retë
Dielli i fshikur
Lëngon i nxehtë.


As tokën s'e sheh
S'e sheh dot as Toka
Me rrezet që hedh
Mbi retë e ftohta.


Mëngjes i pagdhirë
Në ditën përgjumur
Pa diellin i mpirë
Universit humbur.


Mëngjes si asgjëja
Nga gjëja lindur
Më lerë tek ëndrra
E natës së ikur.

Δεν υπάρχουν σχόλια: